Erion Isai flet hapur, tregon dy ndërhyrjet estetike që ka kryer në fytyrë

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erion Isai flet hapur, tregon dy ndërhyrjet estetike që ka kryer në fytyrë

Kryebashkiaku dhe ish aktori i humorit të “Portokalli”, Erion Isai, është komentuar jo pak së fundmi për ndryshmet në pamjen e tij të jashtme.

Teksa ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për programin “E diela jonë” ,ai ka treguar dy ndërhyrjet estetike që ka kryer.

“Në gusht nisa të bëja një operacion estetik, por zbulova që kisha 83% bllokim në rrugët e frymëmarrjes. Kam bërë veshët dhe hundën, por prapë një surrat jam. Besi thotë ‘ne jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri’. Jam njeriu më frikacak për shëndetin. Mendoja ‘është turp të vdesësh për hundën dhe veshët’.”

Nga ana tjetër, Erioni u shpreh se nuk i intereson se çfarë thuhet për të përsa i përket këtij ndryshimi që ka vendosur të bëjë.

“Nuk i lexoj fare portalet. Nuk më vrasin goditjet nën brez. Bullizimi në këtë vend është frikshëm. Them ndonjëherë ku po i rris vajzat. Ke portale që ta marrin surratin, ta plasin dhe të komentojnë siç u do qejfi… Kush është liria e medies? Të komentosh si të duash? Nuk kam frikë që nesër, pasnesër, vajzat e mia të lexojnë komente nëpër portale, pasi kam marrë një vendim që kur ta mbyll këtë cikël politik me avokatë do ta fitoj këtë betejë me portalet që online mos të jetë asnjë qelbësirëllëk që nuk ka lidhje me angazhimin tim politik.”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE