Shtyhet gjyqi për Lefter Allën, shkak mungesa e një të akuzuari për abuzim me tenderin!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtyhet gjyqi për Lefter Allën, shkak mungesa e një të akuzuari për abuzim me tenderin!

Seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, u shty për shkak të mungesës së Dali Gazidedes, një nga të akuzuarve për abuzim me një tender.

Policia nuk arriti ta sjellë Gazideden në seancë, ndonëse ai është në arrest shtëpi. Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca e radhës u caktua në 21 nëntor.

Sot ishte seanca e parë dhe gjykata do të shprehej nëse do të pranonte apo jo gjykimin e shkurtuar që kanë kërkuar 10 prej 12 të pandehurve.

Ndaj Lefter Allës, rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit.

Erion Isaku akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Për falsifikimin e dokumenteve kanë bashkëpunuar Rasim Daci, Aqif Konesha, Ana Nishku, Dali Gazidedja dhe Kastriot Ibrahimaj.

SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.

Lefter Alla, ra në pranga më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre ish zyrtarë të bashkisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE