Korrupsioni në shëndetësi/ SPAK dënon 4 vite burg Joana Duron, heqje lirie edhe për katër të akuzuarit e tjerë!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Korrupsioni në shëndetësi/ SPAK dënon 4 vite burg Joana Duron, heqje lirie edhe për katër të akuzuarit e tjerë!

Ish-numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dënohet me katër vite burg nga Gjykata e Posaçme.

Dënimi prej katër vitesh ulet në dy vite e tetë muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Tre të tjerët të përfshirë korrupsion janë dënuar me nga një vit dhe me ulje të gjykimit të shkurtuar shkon në tetë muaj.

Për Duron ka edhe dënim plotësues për ndalim të ushtrimit të funksioneve për pesë vjet.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi 4 vite heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK kërkoi  1 vit e 6 muaj burgim.

Për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons” u kërkua 2 vite burgim.

Ndërsa për inxhinierin, Silvi Shehi organi i posaçëm i kërkoi 1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv.

Sipas SPAK-ut, ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.

Ish-sekretarja dhe punonjësja e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestuan për të njëjtën vepër penale.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Duro dhe Shteto i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërkohë që sipas SPAK, nga audio përgjimet për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë, rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore, ku punonjës me funksione shtetërore përcaktonin fituesit e tenderave kundrejt përfitimeve monetare.

Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE