Kurti: Serbia refuzoi të nëshkruante marrëveshjen në Bruksel, duhet më shumë presion!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti: Serbia refuzoi të nëshkruante marrëveshjen në Bruksel, duhet më shumë presion!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Gjatë fjalimit të tij ai ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhënien me Serbinë, duke e cilësuar ‘jo të mirë’. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e presionit ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes.

Në Bruksel ne kemi arritur marrëveshjen, ne kemi shtuar aneksin e zbatimit në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi të nënshkruajë, dhe kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, pastaj rrëmbimin e policëve të Kosovës, dhe sulmin më pas ku u vra rreshteri ynë. Eskalimi ka ndodhur përkundër marrëveshjes, e cila nuk ishte nënshkruar. Serbia është fqinji ynë më i madh, kufiri është rreth 300 kilometër, kjo përben rrezik për sigurinë, duhet më shumë presion ndaj Beogradit për marrëveshje, tha Kurti.

Kurti tha se nënshkrimi i njohjes de-facto është hapi parë dhe më i rëndësishëm. Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka pasur zhvillim ekonomik dhe se Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë.

Të gjithë ne kemi nevojë për rritje ekonomike. Më duhet të përmendi tri sfidat kryesore që kanë ndodhur, e para kërcënimet e sigurisë, e dyta pabarazia shoqërorë dhe e treta ndryshimet klimatike. Gjatë këtyre viteve sa jam në pushtet, ia kemi dalur të shtojmë çdo vit nga 1milion euro ekonomisë tonë, tha Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu tha se rritja ekonomike ka qenë 10%.

Gjithashtu, inflacioni ka rënë këtë vit, në janar ishte 12 %, dhe ka rënë në muajin e kaluar në 3.3 %”, tha Kurti.

Marrëveshja për formimin e një asociacioni që do t’i bashkonte dhjetë komuna që banohen me shumicë nga serbët në Kosovë, cilësohet si një ndër marrëveshjet më problematike në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

E nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013, marrëveshja nuk ka arritur të zbatohet asnjëherë.

Më 20 tetor, në mediat kosovare është publikuar një i ashtuquajtur draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që thuhet të jetë punuar nga disa ekspertë gjermanë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE