Pas lindjes së djalit, Bes Kallaku përjetëson në trup një tatuazh për të

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhensila dhe Amen priten kështu në shtëpi nga Besi dhe Ajka

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besart Kallaku janë bërë prindër për herë të dytë, këtë herë me një djalë.

Lajmi u bë i ditur nga një postim i çiftit në Instagram, në një foto ku duket dora e bebit.

Krahas fotos dyshja kanë treguar një detaj shumë të veçantë ndërsa kanë shprehur emocionet e tyre.

Xhensila ka zbuluar se vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 11.11 (pra 11 nëntor) dhe në orën 11:11 AM, një rast ky shumë i rrallë, por akoma më i veçantë është emri që i kanë vendosur, Amen.

Ndërsa ditën e sotme Bes Kallaku ka vendosur ta përjetësojë emrin e të birit me anë të një tatuazhi në trup, duke formuar një formë kryqi me një tjetër tatuazh të tij.

Gjithashtu, ai u kujdes që Xhensila dhe Amen të ktheheshin në shtëpi në mënyrën më të bukur.

Nëpërmjet një Instastory çifti ka treguar ambientin e shtëpisë krejtësisht të mbuluar me tullumbaca të bardhë dhe me emrin e të birit.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/c48a9eefdb654433bdd9b6976b483029.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE