Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Zonat veriore dhe qëndrore të territorit Shqiptar do të mbeten sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta paraqiten zonat Jugore. Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-herëshme do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht.

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat do tëvijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me rrebeshe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku pritet përmirësim i dukshmë i kushteve meteorologjike në të gjithë Kosovën. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar por orët e pasdites do të sjellë dobësim të ndjeshëm të vranësirave në pjesën më të madhe të MV duke lënë me vranësira të dendura vetëm zonat Veriore dhe Veriperëndimore por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dëbore konsiderueshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqiten Ishujt Britanik, Euorpa Qëndrore dhe pjesa më e madhe Rajonit të Ballkanit, ku do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu. Por me rrebeshe shiu dhe mini stuhi ere do të paraqiten zonat Veriperëndimore të Ballkanit dhe Britania e Madhe. Ndërsa pa reshje parashikohet të jetë Europa Jugperëndimore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE