Propozimi i Braçes: Grave dhe vajzave t’u njihet raporti i pushimit gjatë ditëve të ciklit menstrual!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Propozimi i Braçes: Grave dhe vajzave t’u njihet raporti i pushimit gjatë ditëve të ciklit menstrual!

Deputeti i PS Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë ka propozuar që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit, pasi po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë dhe është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, që duhet kalkuluar të përfshihet në iniciativat e ministrisë së Shëndetësisë. E dyta, a ka mundësi që paketën higjeno-sanitare të grave dhe vajzave pikërisht për ciklin ta përjashtojmë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit, se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po bën Evropa që ta paguaj qeveria këtë gjë, një herë në muaj, por minimumi po kërkoj që të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtetit”, tha ai.

Gratë spanjolle janë të parat në Evropë që mund të marrin leje nga puna për dhimbjet e mentruacioneve pasi u miratua legjislacioni për lejimin e pushimit mjekësor shtesë. Ligji u jep të drejtën punëtoreve që përjetojnë dhimbje periodike për aq kohë sa u nevojitet, me sistemin shtetëror të sigurimeve shoqërore. Ashtu si me lejen me pagesë për arsye të tjera shëndetësore, mjeku duhet të miratojë paaftësinë e përkohshme mjekësore.

Kohëzgjatja e pushimit mjekësor që mjekët do të mund të japin nuk është përcaktuar në ligjin e ri. Rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta, sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Ndërkohë në botë vetëm disa vende aziatike, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Indonezinë dhe Zambinë japin leje menstruale.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50068 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE