“U bëre ti të jesh aty”, balerinët e DWTS xhelozë për pozicionin e Lori Balës në juri?

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“U bëre ti të jesh aty”, balerinët e DWTS xhelozë për pozicionin e Lori Balës në juri?

Një nga të ftuarat e puntatës së sotme në “DWTS Fan Club” ishte edhe anëtarja e jurisë Lori Bala.

Jo pak herë Lori është kryqëzuar për gjykimet e saj si nga vip-at, ashtu edhe nga kolegët e saj, balerinët profesionistë.

Madje jo më larg se spektaklin e shkuar pati një përplasje të fortë mes saj dhe balerinës Jora Hodo, debat i cili u diskutua gjatë puntatës së sotme bashkë me Albi Nakon.

Ky i fundit u shpreh se arti i baletit aq sa është i bukur, aq ka edhe prapaskena të ndyra. Koreografi është i mendimit se balerinët e tjerë janë xhelozë për pozicionin që Lori ka, pasi mund të mendojnë se secili prej tyre mund të ishte në vendin e saj.

Mirëpo, Lori nuk e mendon kështu! Ajo tha se dëshiron t’i mendojë pozitivisht gjërat dhe mos të pranojë se balerinët e tjerë janë xhelozë për të.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE