“Jam përpjekur të jetoj normalisht mes ankthit dhe lotëve”, Dea Mishel rrëfen operacionin që zgjati mbi katër orë!

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam përpjekur të jetoj normalisht mes ankthit dhe lotëve”, Dea Mishel rrëfen operacionin që zgjati mbi katër orë!

Dea Mishel Hoxha i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, në një eksperiencë sfiduese, sikurse e quan ajo. Përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë me ndjekësit një foto nga spitali, Dea nuk tregon arsyen e ndërhyrjes, por thotë se gjithçka ka shkuar mirë. Në këtë situatë, ajo apelon ndjekësit të mos neglizhojnë kontrollet shëndetësore.

Këtë fundjavë, jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë.

Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë, koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla (të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë Zotit, çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë që të mos i lenë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten. Ju uroj shëndet të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dea Mishel 🍒 (@deamichellee)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE