Eksportet e grurit, Ukraina: Rusia krijon vonesa artificiale!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eksportet e grurit, Ukraina: Rusia krijon vonesa artificiale!

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës akuzon Rusinë për krijimin e vonesave artificiale në eksportet e drithit. Në një njoftim zyrtar nga ky dikaster thuhet:

Moska kryen veprime që shkaktojnë vonesa në eksportet e drithit përmes Detit të Zi dhe ne jemi të shqetësuar për një fakt të tillë.

Më tej, theksohet:

Kontrollorët rusë zgjasin në mënyrë të vetëdijshme kohën e kontrollit të anijeve. Përfaqësuesit rusë në grupet e kontrollit në Qendrën e Koordinimit të Përbashkët në Stamboll, prej muajsh shtyjnë në mënyrë sistematike kontrollin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga Ngushtica e Bosforit për në portet e Ukrainës.

Gjithashtu në njoftim i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar, kryesisht OKB-së dhe Turqisë, garantueseve të korridorit të grurit, të kërkojnë nga Rusia që t‘i japë fund menjëherë vonesave artificiale.

“Bjellorusia do t’i bashkohej luftës në Ukrainë vetëm nëse sulmohet nga ushtria e Kievit”. Këtë e theksoi sot presidenti Lukashenko, në një konferencë të rrallë me gazetarë të huaj në Minsk. “Kjo vlen edhe për fqinjët  etjerë”, – tha Lukashenko. Bjellorusia e ka lejuar Kremlinin ta shfrytëzojë tokën bjelloruse që të përgatitet për luftën e nisur kundër Kievit në shkurt të vitit të kaluar.

Bjellorusia ende mban ushtarë rusë në territor, por Lukashenko është zotuar të mos dërgojë forcat e tij që vlerësohet të jenë mes 60-70 mijë në kufirin jugor me Ukrainën. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të Lukashenkos, ka shqetësime se trupat e tij mund të përfshihen në luftë.

Presidenti rus, Vladimir Putin përkrah planet për të krijuar qendër të përbashkët trajnimi me Bjellorusinë. Kjo deklaratë erdhi pasi në tetor u raportua për formimin e një force të përbashkët të Minskut me Moskën. Të dyja shtetet kryejnë shpesh stërvitje të përbashkëta ushtarake, duke insistuar se qëllimet janë krejtësisht për mbrojtje. Javën e ardhshme mbushet plot një javë nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, në emër të çmilitarizimit të vendit fqinj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE