1.3 milion euro nga Bashkia Tiranë për rikualifikimin e zonës informale në Njësinë 6!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
1.3 milion euro nga Bashkia Tiranë për rikualifikimin e zonës informale në Njësinë 6!

Zona informale e Njësisë Bashkiake nr. 6 në Tiranë do t’i nënshtrohet rikualifikimit që synon sistemimin e rrugëve, ndriçimit dhe elementeve të tjera përbërëse, projekt për të cilin Bashkia e kryeqytetit ka parashikuar edhe një fond prej 147 milion lekësh apo rreth 1.3 milion euro.

Kontrata që ka për objekt “Rikualifikimin urban të zonës informale që kufizohet nga rrugët Sabaudin Gabrani-Jonuz Rama-Hamdi Cullhaj-Damian Himarioti-Bari Ishka-Vasfi Samimi-Alush Elmaz Taka” do të ketë një afat zbatimi prej 10 muajsh. Raporti teknik që shoqëron procedurën jep edhe detaje mbi ndërhyrjet konkrete që do të zënë vend.

Gjatësia totale e rrugëvë të këtij blloku që do rikualifikohen është 3838.9 ml dhe përbëhet kryesisht nga rrugët Sabaudin Gabrani -Jonuz Rama-Hamdi Cullhaj-Damian Himarioti-Bari Ishka-Vasfi Samimi-Alush Elmaz Taka.

Në këtë bllok mbizotërojnë banesa rezidenciale 1-3 kt e pallate 4-5 kT, si dhe magazina të ndryshme industriale. Rritja e intensitetit të banimit, ka rritur akoma e më tepër kërkesën në shtimin apo përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë dhe zonat urbane midis objekteve. Rrugët ekzistuese variojnë nga 3 – 6 m, thuhet në raportin përkatës.

Sipas raportit, qëllimi është rikonstruksioni i plotë i rrugëve dhe hapësira publike e objektit me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore dhe urbane, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

Projekti parashikon edhe një ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut, i cili paraqitet tepër i amortizuar. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të shiut është totalisht i amortizuar. Në zonat ekzistuese në brendësi të bllokut ndriçimi mungon plotësisht dhe ai ekzistues është jashtë çdo standardi.

Kategoritë e punimeve që parashikohen janë të tilla si: punime në trup të rrugës, punime trotuari, bordura, punime në sigurinë dhe sinjalistikën rrugore; punime për rrjetin KUSH dhe KUZ; punime për ndriçimin rrugor; punime për linjat rezervë, siç edhe thuhet në dokument.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE