Buxheti 2024, Rama: Mbi 400 mijë qytetarë mbështetje me barna të rimbursueshme!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Buxheti 2024, Rama: Mbi 400 mijë qytetarë mbështetje me barna të rimbursueshme!

Buxheti i vitit 2024 rrit mbulimin universal për qytetarin, duke reduktuar kostot dhe duke rritur aksesin pranë shtëpisë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se më shumë se 400 mijë qytetarë do të përfitojnë mbështetje me barna të rimbursueshme

Rimbursimi i barnave për mbi 400 mijë pacientë do të financohet me një vlerë totale prej rreth 12 miliardë lekësh.

Ndërkohë shërbimi i kontrollit mjekësor bazë për grup moshën 35-70 vjeç do të financohet me një vlerë prej 876.9 milion lekë.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku komenton projektbuxhetin e vitit 2024 të miratuar nga qeveria. Në një postim në rrjetet sociale shkruan se “rritja e parashikimeve buxhetore është për shkak të rritjes së taksave dhe jo mirëqenies së qytetarëve”.

Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 miliard Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme.

Por, çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo!

Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Në qoftë se rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve.

Tabaku thekson edhe se shtresa e mesme dhe taksapaguesit e rregullt janë “më të penalizuarit”.

Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është: jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë!

Për 2024-ën, qeveria rriti financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive. Por, për disa prej tyre ku niveli i jetesës është mbi mesataren kombëtare ka më shumë rritje të financimeve se për bashkitë e varfra të vendit si Puka, Kukësi, Bulqiza, Shkodra. Të dhënat zyrtare tregojnë se transferta e pakushtëzuar do të jetë mbi 35 miliardë lekë vitin e ardhshëm, më rritje rreth 16% krahasuar buxhetin fillestar 2023.

Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të madhe të fondeve e ka Bashkia e Vorës që nga Buxheti i Shtetit do të ketë transferime 20% më shumë se në vitin aktual. Më pas vjen e Tiranës, që do të financohet nga buxheti, nga taksat e përgjithshme me 5.1 miliardë lekë, me rritje vjetore 19.5%. Ndërkaq, e kryeqytetit është bashkia me kapacitetet më të larta të buxhetimit me të ardhurat e veta.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE