Arrestohet një deputet ukrainas, dyshohet për tradhti!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet një deputet ukrainas, dyshohet për tradhti!

Shërbimi Ukrainas i Sigurisë (SBU) njoftoi  se ligjvënësi Oleksandr Dubinskiy dyshohet për tradhti dhe një gjykatë në Kiev i ka caktuar masën e paraburgimit prej 60 ditësh. SBU tha se Dubinskiy dyshohet se ka bashkëpunuar me Rusinë dhe është përfshirë në veprime kundër Ukrainës, akuza që i ka mohuar.

Gjykata e Qarkut të Peçerskit dha masën parandaluese në formë të paraburgimit për deputetin e dyshuar për tradhti dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Gjykata e mori këtë vendim në një mbledhje me dyer të mbyllura. SBU shtoi:

Kemi prova se deputeti Oleksandr Dubinskiy ka marrë pjesë në aktivitete kriminale të mbikëqyrura nga zyrtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe ka kryer aktivitete kundër Ukrainës.

Gjykata “pranoi dyshimet e SBU-së si të bazuara dhe se provat ishin të mjaftueshme”. Dubinskiy do të mbahet në paraburgim pa të drejtë të lirimit me kusht. Pëmes një videoje të publikuar në kanalin e tij në Telegram, ai konfirmoi se është urdhëruar që të qëndrojë në paraburgim deri më 12 janar.

Ky quhet Viti i Ri në qendrën e paraburgimit, për shkak të kritikave ndaj qeverisë.

Dubinskiy ishte përjashtuar nga partia ukrainase në pushtet, Shërbëtorët e Popullit më 2021-shin, pasi  ishte vendosur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje, akuza që i mohon. Por, vazhdoi të jetë pjesë e Parlamentit si deputet i pavarur.

Më 10 nëntor, SBU-ja njoftoi se përfundoi hetimin mbi veprimet e një ligjvënësi të paidentifikuar, i cili dyshohej për falsifikim e dhënien e informacioneve të rreme para autoriteteve, me qëllimin që të udhëtonte jashtë vendit. Mediat ukrainase raportuan se bëhej fjalë për Dubinskiyn.

Më 13 nëntor, SBU njoftoi se akuza të reja u ngritën ndaj ligjvënësit.

I dyshuari ishte pjesë e një organizate kriminale të formuar nga Drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse [GRU] dhe detyra e tij kryesore ishte të minonte situatën sociale dhe politike në Ukrainë e të diskreditonte shtetin në arenën ndërkombëtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE