Arkeologët zbulojnë një stoli 2800 vjeçare e bërë nga fildishi!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arkeologët zbulojnë një stoli 2800 vjeçare e bërë nga fildishi!

Në gërmimet arkeologjik në qytetin antik Hattusha, që gjendet në rrethin Boğazkale të qytetit turk Çorum, është gjendur një stoli prej fildishi e cila vlerësohet se është e vjetër rreth 2.800 vjet. Në 117-vjetorin e gërmimeve u zbulua një objekt që mund të japë informacion për strukturën e artit të epokës së hekurit.

Në copën e fildishtë prej afërsisht 30 centimetra të gjatë dhe 10 centimetra të gjerë, gjendet një sfinks (statujë me kokë njeriu dhe trup kafshe), një luan dhe dy figura të pemës së jetës. Studimet shkencore mbi stolinë, figurat e së cilës mund të shihen në kushte të përshtatshme ndriçimi për shkak të shtresës mbi të, janë duke vazhduar.

Mendohet se është një kuti druri ose një zbukurim mobiliesh prej druri. Kreu i gërmimit, Andreas Schachner, në deklaratën për Anadolu tha se vepra e lashtë është gjetur në shtresën e epokës së hekurit në vendin arkeologjik Hattusha, që bart në vete gjurmët e shumë qytetërimeve. Ai njoftoi se stolia e mbrojtur mirë është e vjetër rreth 2.800 vjet.

Në periudhën e saj me gjasa të mëdha është përdorur si një kuti druri ose një zbukurim mobiljesh prej druri. Vepra është e thyer nga anët e djathtë dhe të majtë, kurse pjesa e poshtme dhe e lartë është origjinale. Nëse ka një vepër të tillë, mund të thuhet se ky vend nuk është më një qytet i vogël, por një më i rëndësishëm, ndoshta një qendër pushteti. Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar për arsyen se e gjetëm këtë vepër. Është hera e parë që përballemi me një vepër të tillë që na jep informacion për artin e asaj periudhe. Me të vërtetë është një objekt i rëndësishëm.

Schachner shtoi se vepra do të ekspozohet në Muzeun Boğazköy pas përfundimit të studimeve shkencore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48952 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE