Çfarë duhet të dini për sëmundjen e Cohn-it!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë duhet të dini për sëmundjen e Cohn-it!

Pasoja e sëmundjes së Crohn-it mund të jetë anemia, inflamacioni i mëlçisë dhe i kanaleve biliare. Sëmundja e Crohn-it është një lloj inflamacioni i zorrëve që shkakton ënjtje të indeve në traktin tretës. Kjo çon në dhimbje stomaku, diarre të forta, lodhje, si dhe humbje peshe. Inflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e Crohn-it mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit të tretjes në njerëz të ndryshëm. Megjithatë, më shpesh, zorra e hollë është në rrezik.

Përveç simptomave të mësipërme, mund të shfaqen gjak në jashtëqitje, dhimbje në rajonin e anusit, por edhe temperaturë e ngritur, si dhe afta në zgavrën e gojës. Pasoja e sëmundjes së Crohn mund të jetë anemia, mungesa e hekurit, inflamacioni i mëlçisë ose i kanaleve biliare, gurët në veshka dhe ndryshimet në lëkurë dhe kyçe. Ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë e shkakton sëmundjen e Crohn-it. Në një kohë dyshohej se mund të ishte stresi apo mënyra e të ushqyerit, por tani mjekët bien dakord se këta faktorë vetëm sa mund ta përkeqësojnë sëmundjen.

Zakonisht shfaqet para moshës 30-vjeç. Pirja e duhanit rrit rrezikun, ashtu si edhe përdorimi i barnave anti-inflamatore jo-steroide. Sëmundja e Crohn zbulohet përmes një kombinimi të analizave të simptomave dhe testeve laboratorike dhe ndonjëherë mund të nevojitet një kolonoskopi, endoskopi ose imazhe me rezonancë magnetike. Nuk ka kurë specifike për këtë sëmundje. Me terapinë e duhur dhe barnat e kombinuara mirë, shumica e pacientëve mund të vazhdojnë një jetë normale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50323 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE