Lucid vjen me veçorinë e re të karikimit nga makina në makinë!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lucid vjen me veçorinë e re të karikimit nga makina në makinë!

Lucid Group ka ardhur së fundmi me një veçori të re karikimit të quajtur RangeXchange, duke u mundësuar njësive Lucid Air për të karikuar automjete të tjera elektrike. Siç raportohet, Lucid lançoi gjithashtu një përshtatës kabllor karikimi “RangeXchange” për këtë veçori.

Përshtatësi i karikimit “RangeXchange”, mundëson transferimin e energjisë nga një paketë baterie e një automjeti elektrik Lucid Air (EV) në një automjet tjetër elektrik. Shkalla e transferimit të energjisë është 9.6 kW, që do të thotë se përshtatësi lejon që Lucid Air të ndajë fuqinë e baterisë me automjete të tjera elektrike me një shpejtësi prej 9.6 kW, duke lehtësuar një proces karikimi për atë makinë elektrike.

Rikujtojmë, se Renault dhe Valeo nga ana tjetër kanë bashkuar forcat për zhvillimin e një motori të fuqishëm që do të reduktojë kohën e mbushjes së makinave. Duke kombinuar ekspertizën e Renault në teknologjinë e rotorit dhe aftësinë e Valeos me stator, ata synojnë të bëjnë një motor më të fuqishëm, kompakt dhe miqësor ndaj mjedisit. Ky motor i gjeneratës së tretë do të kontribuojë gjithashtu në reduktimin e kohës së karikimit të baterisë pasi sistemi do të ndërtohet për 800 volt në vend të 400 volt, sa është standardi sot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE