E zuri poshtë makineria, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare në Itali

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E zuri poshtë makineria, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 26-vjeçare shqiptare humbi jetën dje në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali.

Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.

Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë dhe i zuri kokën.

Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë.

Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Anila jetonte në Treviso me familjen e saj.

Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore.

Burimi: /Gazeta Tema

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49430 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE