Gjenden mbetje kockore në Sarandë, dyshime për lidhje me zhdukjen e Sulovarit e Thodhorit!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjenden mbetje kockore në Sarandë, dyshime për lidhje me zhdukjen e Sulovarit e Thodhorit!

Policia e Sarandës reagoi lidhur me mbetjet kockore të gjetura një natë më parë në fshatin Xarrë të Konsipolit. Uniformat blu thonë se ishin në proces dekompozimi dhe se do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të zbuluar se kujt i përkasin.

Ka dyshime se mund të jenë të Fatmir Sulovarit apo Leonard Thodhorit, të cilët rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit të këtij viti.

Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu e që ende ka inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49246 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE