Aksident në punë, humb jetën 35-vjeçari nga Dibra!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në punë, humb jetën 35-vjeçari nga Dibra!

Punonjësi i një kompanie të pllakave të mermerit është aksidentuar për vdekje gjatë orarit të punës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Dibër. 35-vjeçari me inicialet B.M. është lënduar në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Ende nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që policia ka shoqëruar pronarin dhe menaxherin e  subjektit.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 16.11.2023, shtetasi, rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Numri i aksidenteve në punë…

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar. Mos garantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.

Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.

Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021.

Më pas është sektori i minierave dhe i industrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar, përsëri në rritje krahasuar me vitin 2021. Më pas kemi një humbje jete në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit, dhe 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e inspektoratit.

A KA NDËSHKIME PËR AKSIDENTET NË PUNË?

Nëse në vitin 2021, Inspektorati i Punës, 40% e masave ndëshkuese ishin “Pezullim” për shkelje flagrante të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë në punë, në vitin 2022 kjo masë është vendosur vetëm për 8% të subjekteve të ndëshkuara. Janë vetëm 12 kompani të ndëshkuara me pezullim të aktivitetit, edhe pse numri i fataliteteve është 32. Ndërsa janë dhënë 95 paralajmërime e janë vënë 48 gjoba me një vlerë prej 10.570 milionë lekë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE