FOTO: Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTO: Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë!

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi këtë të enjte procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate.

Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në R.SH.” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të gjyqtarëve dhe të ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit, sqaron Gjykata e Lartë.

Në përfundim, Ilir Panda, rezultoi i zgjedhur me 25 vota, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë është Sokol Sadushi. Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, zhvilluar më datë 17.10.2023, zgjodhi Z. Sokol Sadushi Kryetar të kësaj Gjykate.

Informacione të përgjithshme:

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë qëndron në majën e piramidës gjyqësore. Ajo siguron dhënien e barabartë dhe të paanshme të drejtësisë për të gjithë qytetarët në vend dhe vendos standardet e një gjykimi të drejtë. Gjykata e Lartë e ushtron pushtetin në përputhje me parashikimet Kushtetuese dhe ligjin.

Parimet themelore që e udhëheqin Gjykatën e Lartë në veprimtarinë e saj gjyqësore janë: pavarësia, paanësia, efikasiteti, barazia, drejtësia, besueshmëria, llogaridhënia dhe aksesi transparent në drejtësi për të gjithë.

Si gjykata më e lartë në vend, Gjykata e Lartë mbulon të gjithë territorin e vendit. Selia e saj është në Tiranë.

Ajo shqyrton rekurset kundër vendimeve të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e posaçme të shkallëve më të ulëta, me misionin e vetëm që të sigurojë unifikim dhe zhvillim të mëtejshëm të praktikës gjyqësore. Gjykata e Lartë i ushtron funksionet gjyqësore të përmes kolegjeve të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE