Krishtlindje me mot të kthjellët e të ngrohtë, njihuni me parashikimin e motit për sot!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krishtlindje me mot të kthjellët e të ngrohtë, njihuni me parashikimin e motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të thata e të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore-malore. Mjegull e dendur/mjegullinë, reduktim shikimi në orët e mëngjesit ka kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/14
Diell

Kukës
-1/11
Diell

Lezhë
7/15
Diell

Dibër
1/11
Diell

Durrës
9/21
Diell

Tiranë
12/22
Diell

Elbasan
9/17
Diell

Berat
7/24
Diell

Vlorë
7/20
Diell

Korçë
1/14
Diell

Gjirokastër
2/15
Diell

Sarandë
9/18
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE