Këngët e gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale, YouTube ashpërson rregullat!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngët e gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale, YouTube ashpërson rregullat!

YouTube do të prezantojë opsionin për të sinjalizuar këngët të cilat janë të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe që imitojnë zërin e artistëve të njohur. Sipas udhëzimeve të reja nga YouTube, kompanitë e muzikës do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për të larguar nga platforma ato këngë që shfrytëzojnë versione artificiale të zërave të artistëve. Ndikimi i muzikës artificiale të gjeneruar nga AI ka qenë një fenomen i shfaqur si rezultat i progresit të teknologjisë gjenerative AI që është një mjet teknologjik i aftë të krijojë tekst, figura vizuale dhe zëra të besueshëm nga udhëzimet e përdoruesve.

YouTube gjithashtu ka shprehur se do të zgjerojë mundësinë për individët të paraqesin ankesa për ‘deepfakes’ nëpërmjet përditësimit të procedurave të ankesave për privatësinë. Platforma njëkohësisht thekson rëndësinë e udhëzimeve të përditësuara për AI në trajtimin e përmbajtjes që trajton çështje delikate të tilla si proceset zgjedhore, konfliktet aktuale dhe krizat e shëndetit publik, ose në kontekstin e zyrtarëve publikë.

Do të vendoset një etiketë specifike që tregon se një video përmban përmbajtje të gjeneruar nga AI në pjesën përshkruese të videos, dhe një etiketë më të spikatur në rastet kur videoja trajton tema më të ndjeshme. YouTube shtoi se çdo material që sjell shkelje të rregullave ekzistuese të përmbajtjes dhe është i gjeneruar artificialisht do të fshihet. YouTube po teston një chatbot të ri që është krijuar për t’ju dhënë më shumë informacione në lidhje me ndonjë video që shikoni në këtë platformë. Chatbot-i, synon t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në lidhje me një video dhe gjithashtu mund të rekomandojë përmbajtje të ngjashme. Chatboti gjithashtu mund t’ju pyesë për një temë nëse jeni duke parë një video edukative.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE