Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan, Macron: Nuk do ketë konflikt në Kosovë!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan, Macron: Nuk do ketë konflikt në Kosovë!

Ukraina ka prova se Rusia synon të shkaktojë një luftë mes shteteve ballkanike. Paralajmërimi vjen nga presidenti Volodimir Zelensky, i cili në komentet për mediat afrikane ngre alarmin se pas Lindjes së Mesme, Rusia do të shpërqendrojë vëmendjen e botës, me një krizë në rajonin e Ballkanit. Zelensky pretendon se Rusia dhe aleati i tij Irani qëndrojnë pas ngjarjeve në Izrael.

Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi siguruar informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Kishim fillimisht Lindjen e Mesme dhe shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani, u shpreh Zelensky.

Pas alarmit të lëshuar nga Ukraina është përgjigjur Franca që ka larguar frikën.

Presidenti Emmanuel Macron, gjatë një eventi u pyet për situatën aktuale në rajonin tonë, konkretisht zhvillimeve të fundit shqetësuese në Kosovë, duke dhënë këtë përgjigje: “Tensionet janë qetësuar paksa tani.”

Presidenti francez shpreson se drejtuesit e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në zbutjen e plotë të situatës dhe arritjen e një marrëveshjeje mes dy shteteve.

Megjithatë Macron tha se ka frikë nga konfliktet me sfond etnik dhe fetar që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë, përfundoi ai.

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka nisur për disa arsye. Moska kërkon që të respektohen kërkesat e saj për sigurinë, duke i ngarkuar përgjegjësi për luftën edhe Perëndimit. Ndërkohë Ukraina kërkon të mos i preket asnjë centimetër i territorit të saj. Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur që në shkurt të 2022, dhe vijon ende me sulme dhe intesifikime mes palëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE