Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 26-vjeçari

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Raportohet se një 26-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, i riu me iniciale E.N, banues në Fiershegan, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sipas INSTAT, në muajin Korrik 2023, muaji më i fundit ku është përllogaritur numri i aksidenteve, numërohen 125 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin Korrik 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 19,0 %.

Aksidentet rrugore, në 92,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Korrik 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 20,0 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Martë me 11,2 %.

Në shtatëmujorin e vitit 2023, numërohen 653 aksidente rrugore nga 686 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 4,8 %.

Numri i të aksidentuarve është 887 persona nga 971 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 13,8 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për shtatëmujorin është rritur me 4,7 %.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50530 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE