Të skualifikuar në dhomën e bardhë, ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës!

vovalbania April 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të skualifikuar në dhomën e bardhë, ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës!

Pas një 48 orësh e vetme në dhomën e bardhë, Egla Cenos iu bashkua mbrëmjen e djeshme edhe çifti Meriton-Ilnisa.

Dyshja u skualifikuan nga gara e “Big Brother VIP” pas akuzës për ‘përndjekje’ ndaj banorëve të tjerë.

E teksa kjo situatë ka nxitur komente të shumta në rrjet, diçka e papritur ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës— të cilët janë në dhomën e bardhë dhe do të qëndrojnë deri mbrëmjen e të shtunës.

Për pak momente, dyshja kanë lënë pas përplasjet dhe hatërmbetjet me njëri-tjetrin duke shkëmbyer një përqafim.

Mbrëmjen e të shtunës, mes Ilnisës, Meritonit dhe Eglës, një prej tyre do të eliminohet, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojnë garën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE