“Me çfarë i bëri Rama sarajet e Surrelit?”/ Berisha paralajmëron protesta: Nuk ka uragan që na ndalon…

vovalbania November 18, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Me çfarë i bëri Rama sarajet e Surrelit?”/ Berisha paralajmëron protesta: Nuk ka uragan që na ndalon…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta të opozitës ndaj qeverisë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook” Berisha tha se do të letë një levizje të fuqishme popullore që “s’ka diktaturë që e ndalon”.

Do të kalojmë në një lëvizje të fuqishme popullore, uragan që s’ka diktaturë që e ndalon.Jemi në një betejë pa kthim kundër kësaj diktature. Në ’91 përmbysëm një diktaturë pikërisht sepse qëndruam në betejën pa kthim.

Kjo po ndodh edhe tani, deputetët do të qëndrojnë të pamposhtuar aty ku ju i keni mandatuar. Në çdo nevojë do të gëzojnë dhe e meritojnë mbështetjen. Nuk jemi për mosekzistimin e Parlamentit, por dua që të funksionojë në përputhje me Kushtetutën. Ka përballje dhëmb për dhëmb, tha ish-kryeministri.

Gjatë bashkëbisedimit, Sali Berisha nuk la pa përmendur dhe kryeministyrin Edi Rama. Berisha riktheu edhe njëherë vëmendjen tek shtëpia e kryeministrit e ndërtuar në zonën e Surrelit.

Sipas Berishës, Rama ka shkelur ligjet dhe ka gënjyer teksa ka thënë se tokën e ka blerë shumë herë më lirë nga sa ajo kushton me të vërtetë.

Berisha thekson se Linda Rama ka deklaruar se shtëpia është ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’, ndërkohë që sipas ish-kryeministrit për ‘Kurbanin’ nuk ekzistojnë fatura tatimore.

 Nuk pranon të hetohet Edi Rama për sarajet e tij, të cilat janë ndërtuar në një tokë që ai pretendon se e ka blerë me 1.5 dollarë, në një kohë kur toka kushtonte minimumi 20 dollarë në atë zonë.

Por ky është vetëm një aspekt. Aspekti tjetër antiligjor i hapur është se ajo tokë nuk mund të blihej për qëllimet që e ka blerë Edi Rama. Pra, ka shkelur ligjet.

Edi Rama nuk mund të pranojë të hetohet për sarajet e tij, 57 metra të gjatë themelet, të cilat ai i ndërtoi kur kishte të deklaruar në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë të reja.

Edi Rama nuk pranon të hetohet sepse nuk ekziston asnjë burim transparent me se u ndërtuan sarajet. E shoqja deklaroi se është ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’, ndërkohë që për ‘Kurbanin’ nuk ekzistonin fatura tatimore, fatura bankare, fatura ndërtimore, tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, dyshohet  për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim me dhëndrin sipas neni 260 të Kodit Penal, për aferën e klubit sportiv Partizani, ndërsa për Jamarbër Malltezin është dhënë masa arrest me burg. Berisha ka refuzuar të paraqitet në SPAK, pas njoftimit të gjykatës për të shkjuar të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE