Në këtë vend gratë paguajnë djemtë e bukur t’u fshijnë lotët!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në këtë vend gratë paguajnë djemtë e bukur t’u fshijnë lotët!

Një djalë i bukur dhe seksi mund t’ju vijë kudo ku jeni dhe t’ju fshijë lotët. Nëse nuk e besoni ky shërbim ekziston në Japoni dhe quhet “Ikemeso Danshi”. Shërbimi është ideuar nga Hiroki Terai, i cili e ka kthyer “fshirjen e lotëve” për lehtësimin e stresit në një biznes mjaft fitimprurës. Ai madje publikoi një libër fotografishë me “Crying Girls” në 2015.

Shërbimi ka një grup djemsh mes të cilëve vajzat dhe gratë mund të zgjedhin, secili prej tyre ofron një lloj eksperience paksa të ndryshme. “Ka dentist, “djalë të keq”, një tip intelektual etj… Ju bëni një porosi për një “korrier” Ikemeso dhe ai mbërrin pak kohë më vonë për t’ju ndihmuar të lehtësoni gjithë atë stres në zyrë.”-thotë Hiroki.

Së bashku shikoni video të trishtueshme për t’i bërë ato kanale loti të rrjedhin. Çdo seancë kushton 60 euro. Ikemeni juaj i përzgjedhur gjithashtu do të vendosë në mënyrë romantike dorën e tij në faqen tuaj. Sipas studimeve të qash është mirë, sepse çliron tensionin, por e rëndësishme është që të mos zgjasë shumë. Ajo që është e dukshme dhe tashmë e konfirmuar nga një studim i Universitetit të Pitsburgut, rezulton se burrat qajnë mesatarisht pesë herë më pak se gratë. Arsyet pse meshkujt janë më pak të prirur për t’u emocionuar janë shkencore dhe kulturore. Nga pikëpamja biologjike, hormoni testosteron mund të frenojë të qarën, ndërsa prolaktina, e pranishme në nivele më të larta te gratë mund ta lehtësojë atë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE