U kapën me kokainë në makinë, arrestohen tre persona në Shkodër (EMRAT)

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U kapën me kokainë në makinë, arrestohen tre persona në Shkodër (EMRAT)

Tre persona janë vënë në prangat e policisë, për shtije droge në qytetin e Shkodrës.

Të arrestuarit janë Shaban Emini, 21 vjeç, Sabjan Qekaçi, 20 vjeç dhe i mituri me inicialet K. S., 17  vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të megaoperacionit antidrogë, të koduar “Tempulli”, nga informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Shkodrës, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, u gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të arrestuarit janë shtetasit Sh. E., 21 vjeç, S. Q., 20 vjeç dhe  K. S., 17  vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49018 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE