Zbrazet spitali më i madh i Gazës, pacientët e stafi largohen nga Al Shifa!!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbrazet spitali më i madh i Gazës, pacientët e stafi largohen nga Al Shifa!!

Pacientët, stafi dhe personat e shpërngulur që kishin gjetur strehim aty janë larguar nga spitali më i madh i Gazës, Al Shifa.

Atje kanë mbetur aktualisht vetëm një numër i vogël punonjësish mjekësorë, të cilët po kujdesën për pacientët që nuk mund të evakuohen për shkak se janë në gjendje të rëndë.

Forcat izraelite e morën kontrollin e ndërtesës së spitalit më herët gjatë javës e tani po kryejnë aty kontrolle të imtësishme, për të parë nëse prova të ekzistencës së një qendre komanduese të Hamasit poshtë kompleksit spitalor, pretendime këto të hedhura poshtë nga organizata e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan se i ishte kërkuar nga drejtori i spitalit të ndihmonin në ofrimin e një rruge të sigurt për personat që donin të largoheshin prej andej. Izraeli insiston se nuk e ka urdhëruar ai evakuimin, por Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Gaza, deklaroi se ka qenë pikërisht ushtria e shtetit hebre ajo që kërkoi “pastrimin e godinës”, siç u shpreh ai, duke i dhënë spitalit vetëm një orë afat për të larguar njerëzit.

Ende nuk është e qartë se ku kanë shkuar personat e larguar prej andej, duke qenë se 25 spitale të enklavës janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së karburantit, dëmeve nga bombardimet dhe problemeve të tjera. Sipas autoriteteve ndërkombëtare të shëndetësisë, vetëm 11 spitale janë pjesërisht operacionale për momentin. Izraeli thotë se spitalet në veri të Gazës janë një nga objektivat kyçe të operacionit të tij tokësor, që synon shkatërrimin përfundimtar të Hamasit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE