Janë të lidhur bashkë? Efi dhe Romeo u përgjigjen kështu dyshimeve

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Janë të lidhur bashkë? Efi dhe Romeo u përgjigjen kështu dyshimeve

Pasi bëri me dije publikisht se është në një lidhje, në rrjet filloi të qarkullonte një dyshim se në fakt i dashuri i Efit është Romeo Veshaj.

Edhe me herët, Efi ka reaguar ndaj këtyre aludimeve me anë të postimeve në rrjetet sociale, duke i hedhur poshtë ato.

Mirëpo, gjatë intervistës së djeshme në “Më lër të flas” ish konkurrentja e BBV përfitoi nga rasti për ta sqaruar një herë e mirë këtë situatë në prezencë të Romeos.

Efi: Bëje të qartë para të gjithëve se ti nuk ke punë me mua!

Romeo (drejtuar publikut): E dini ju po unë me këtë s’dimë asgjë. Është e lidhur mo njerëz

Efi: Problemi qëndron se mendojnë se jam me ty

Romeo: Sqarim për të gjithë dashamirësit, nuk jemi bashkë!

Më tej, Efi u ngacmua të zbulonte se kush është në të vërtetë dashuri i saj, ama edhe këtë herë ajo refuzoi ta tregonte duke thënë se dëshiron ta mbajë private.

Ish konkurrentja bëri me dije se me personin në fjalë është në një lidhje prej 1 viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49939 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE