Temperatura të ulëta në Qarkun Kukës, rrugët kombëtare të qarkullueshme!

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperatura të ulëta në Qarkun Kukës, rrugët kombëtare të qarkullueshme!

Qarku Kukës është përfshirë nga temperatura të ulëta ndërsa rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm. Prefektura e Qarkut informon se rrugët kombëtare janë të qarkullueshme normalisht.

Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë ditës së djeshme dhe sot që në orët e para të mëngjesit për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë në kontratë.

Prefektura deklaron se nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Kjo javë po mbyllet me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë në territorin e vendit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Ndërkaq, kishte mjegull të dendur apo mjegullinë në orët e para të mëngjesit, në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtimin veriperëndim – verilindje, intensive dhe me shpejtësi mesatare 5-12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi dhe bëhet problematike deri në forcën e tufanit 18-28 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/12
Diell

Kukës
-3/7
Diell

Lezhë
7/12
Diell

Dibër
-1/6
Diell

Durrës
7/12
Diell

Tiranë
6/12
Diell

Elbasan
5/12
Diell

Berat
7/13
Diell

Vlorë
8/11
Diell

Korçë
-3/7
Diell

Gjirokastër
6/10
Diell

Sarandë
6/11
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49291 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE