Në këtë vend njerëzit “lënë kokën” pas picave, nuk janë italianët!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në këtë vend njerëzit “lënë kokën” pas picave, nuk janë italianët!

Dita ndërkombëtare e picës u festua më 17 janar dhe të dhënat tregojnë se pica e preferuar në botë është Margarita dhe se amerikanët hanë sasinë më të madhe. Sipas të dhënave të kompanisë Coldiretti, një amerikan mesatarisht ha 13 kilogramë pica në vit.

Në Evropë kryesojnë italianët me 7.8 kilogramë për person në vit, të ndjekur nga spanjollët (4.3), francezët dhe gjermanët (4.2), britanikët (4), belgët (3.8) portugezët (3.6), ndërsa austriaku mesatar ha sasinë më të vogël të picës në Evropë në vit, vetëm 3.3 kilogramë.

Industria e picave, sipas të dhënave të kompanisë “Koldiretti”, shënon një xhiro prej më shumë se 15 miliardë lekësh në vit, ndërkohë që në atë sektor janë të punësuar të paktën 100 mijë persona me kohë të plotë, madje edhe më shumë në fundjavë. Pica është një nga ushqimet e preferuara të shumë njerëzve.

Ndërkaq, nëse nuk e dini duhet të vraponi 33 minuta me ritëm të rregullt, rreth 8km/h për të djegur kaloritë e dy copave të një pice. Ekspertët tregojnë se dy copa të picës mesatarisht kanë rreth 326 kalori, ndërsa 33 minuta duhen për djegien e aq kalorive. Por, nëse vraponi me një ritëm shumë të shpejt (rreth 14 km/h) atëherë ju nevojiten 18 minuta për t’i djegur kaloritë e fituara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE