Sulmet me dronë, Kievi dhe Moska në shënjestër!

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmet me dronë, Kievi dhe Moska në shënjestër!

Si Kievi, ashtu edhe Moska ishin objektiv i sulmeve me dronë të kryera gjatë natës dhe që gjerësisht u zmbrapsën nga mbrojtjet ajrore në të dy shtetet. Kjo u njoftua sot nga autoritetet ukrainase, që nuk raportuan për viktima. Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi:

Është zmbrapsur një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist duke përdorur dron ndaj ndërtesave në Federatën Ruse!

Kujtojmë se në Moskë, sulmet ukrainase me dronë  ishin të shpeshta gjatë pranverës, para se Ukraina të niste kundërofensivën e saj në qershor, por sulme të tilla janë bërë të rralla në javët e fundit. Ministria ruse shtoi:

Droni ukrainas u shkatërrua nga pajisjet e mbrojtjes sonë ajrore, mbi territorin e qarkut urban të Bogorodskit, në rajonin e Moskës.

Më vonë, kryetari i Bashkisë Moskë, Sergei Sobyanin shkroi në Telegram se sulmi i penguar “nuk shkaktoi asnjë dëm apo viktima”. Zyrtari theksoi edhe se ekipet emergjente dolën në vendin ku ranë mbetjet e dronit të shkatërruar.

“Edhe kryeqyteti ukrainas Kiev u godit për të dytën natë me radhë nga një sërë dronësh Shahed, të prodhimit iranian dhe që u lëshuan nga forcat ruse”, – thanë autoritetet lokale. Autoritetet raportuan për “intensifikim” të sulmeve në kryeqytetin e Ukrainës.

Sergiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit, deklaroi:

Për natën e dytë me radhë, armiku ka sulmuar kryeqytetin me dronë! Dronët rusë u lëshuan në disa grupe dhe sulmuan Kievin nga disa drejtime.

Në total, “15 nga 20 dronët e armikut u shkatërruan”, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, përmes një deklarate të veçuar. Por, sipas Popkos nuk raportohen viktima. Pati vetëm dëme të mëdha.

Një ditë më parë, forcat ajrore ukrainase bënë të ditur se rrëzuan 29 nga 38 dronët Shahed të lëshuar nga forcat ruse në Ukrainë. Ky ishte numri më i madh i dronëve i hedhur nga Moska brenda një dite, që nga fundi i muajit shtatorit të këtij viti.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh se pret që Rusia të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, me synim që të lë ukrainasit pa energji elektrike dhe pa ngrohje gjatë dimrit, ashtu siç ka vepruar dimrin e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE