A jeni gati? Elgit Doda së shpejti me një tjetër ‘perlë’ të tij!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A jeni gati? Elgit Doda së shpejti me një tjetër ‘perlë’ të tij!

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Elgit Doda ka gati një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij. Elgiti është duke punuar për të sjellë albumin e tij të parë. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram

Kanë kaluar pak kohë që prej publikimit të projektit të tij të fundit muzikor e duket se tashmë Elgiti së shpejti do të sjellë një këngë të re. Artisti di shumë mirë të sjellë baladat e dashurisë dhe të godasë në zemrën e pulikut. Me një video të postuar së fundmi Elgiti ka treguar pak nga ‘perla’ e tij e re, e cila është edhe kënga e parë e albumit të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Teksa po punon për albumin e tij të parë, Elgiti ka pasur një pyetje për ndjekësit, të cilën e ka publikuar në Instastory, ku të gjithë janë përgjigjur se cilin artist do të donin të ishte në albumin e Elgitit. Mes artistëve të njohur që Elgiti ka tashmë bashkëpunime muzikore, si Noizy, Dafina Zeqiri, disa artistë të tjerë që mund të kenë një bashkëpunim me Elgitin në këtë album janë: Elai, Alban Skënderaj, Yll Limani, Elvana Gjata dhe e veçanta mund të jetë partnerja e tij, Klea Huta. Gjithashtu Elgiti ka treguar se do të jenë pjesë e albumit edhe artistë të rinj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE