Pasi i vendosi këngën në DWTS, Olta Gixhari bën komentin e papritur në profilin e Luana Vjollcës

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do kenë fund dramat? Pjestarët e Top Medias u tallën me Luanën pak pasi BBVK i doli krah moderatores (Video)

Një nga temat që është diskutuar më së shumti nëpër rrjetet sociale ditët e fundit, është veprimi i Olta Gixharit në DWTS.

Aktorja papritur vendosi të përmendte Luana Vjollcën live në program e madje vendosi këngën e saj “Benzina”.

Ky veprim u konsiderua nga Top Media si një kunjë ndaj moderatores, ndaj në videon e publikuar në faqen zyrtare të TCH në YouTube, titulli i vendosur ishte: “Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën”

Mirëpo duket se nuk qenka kështu!

Mesa po vihet re vajzat e kanë shumë mirë marrëdhënien mes tyre e këtë e vërtetoi më së miri komenti i aktores në profilin e Luanës.

Teksa kjo e fundit kishte bërë një postim thumbues me shkrimin “kujt i mungova?” dhe këngën “benzina” në sfond, Olta i kishte komentuar: “Ka lezet kshu t’i vësh benzinën”, shoqëruar me ikonën e zjarrit.

Gjithashtu, dy vajzat ndiqen në rrjetet sociale e madje ‘i bëjnë like’ postimet njëra tjetrës.

Pra, duket se Olta i ka shumë mirë punët me Luanën por thjesht ka dashur të trazojë pak ujërat në TCH, duke ditur marrëdhënien e krisur që egziston mes tyre dhe Luana Vjollcës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE