Afera e kompleksit ‘Partizani’/ Ish-prokurori zbulon çfarë pritet të ndodhë me Sali Berishën nëse nuk paraqitet në SPAK

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afera e kompleksit ‘Partizani’/ Ish-prokurori zbulon çfarë pritet të ndodhë me Sali Berishën nëse nuk paraqitet në SPAK

Avokati Eugen Beci, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për skenarin shumë të mundshëm, që Sali Berisha, i cili refuzon të paraqitet në SPAK, të përfundojë me një masë më të rëndë.

Nëse gjykata nuk do të rrëzojë kërkesën e SPAK për masën “detyrim paraqitje” dhe Berisha vendos të mos paraqitet, ai rrezikon arrestin shtëpiak.

“Në rast se shkelet një masë sigurie e caktuar nga gjykata, prokuroria është e detyruar të kërkojë masë tjetër më të rëndë. Masa tjetër më e rëndë, është arresti i shtëpisë sepse arrestimi me burg nuk bëhet për shkak të moshës së Berishës”, tha Beci.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE