Aksioni ‘blic’ në Tiranë/ SPAK lëshon urdhër arresti edhe për Ervin Matën, i njohur për përplasjen me Ervis Martinajn

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksioni ‘blic’ në Tiranë/ SPAK lëshon urdhër arresti edhe për Ervin Matën, i njohur për përplasjen me Ervis Martinajn

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për 11 persona, mes të cilëve edhe ndaj biznesmenit Ervin Mata, si dhe ndaj ish-drejtuesit të Policisë, Erzen Breçani.

Mata është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Po ashtu bëhet me dije se mes të shoqëruarve ka edhe ish-punonjës të tjerë të Policisë.

Personat e arrestuar dyshohet se akuzohen për ‘grup kriminal’ dhe ‘trafik droge’. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me operacionin dhe identitetin e të arrestuarve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49344 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE