Apeli vendos për Berishën, Arben Kraja merr vendimin e papritur

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Apeli vendos për Berishën, Arben Kraja merr vendimin e papritur

Sapo është ndërprerë për disa minuta seanca e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndonëse ky i fundit nuk është paraqitur, por është përfaqësuar nga dy avokatët e tij.

Gazetari Ermal Vija raporton se prokurori Arben Kraja nuk është paraqitur dhe është zëvendësuar nga prokurorja Doloreza Musabelliu. Nuk dihet ende arsyja pse Kraja ka marrë këtë vendim.

Ndërkohë, avokatët Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, kanë kërkuar shuarje të masës së sigurisë.

“Avokatët i kanë qendruar të njëjtave argumenta, në të cilat thonë se Berisha nuk ka kryer asnjë nga akuzat dhe familjarët e Berishës kanë refuzuar të firmosin vendimin. Avokatët mbrojtët pretendojnë se Berisha nuk ka qene në djeni për vendimin e Gjykatës”, tha gazetari.

Sa i përket, paraqitjes së Berishës në orës 10:00, Vija thotë se ai ka refuzuar duke thyer një vendim të gjykatës, pasi duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji përpara Oficerit Gjyqësor.

Ndryshe ka ndodhur me Fatmir Bekteshin i cili në orën 11 të ditës së sotme është paraqitur në prokurori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE