I vjedhin fanellën e futbollistit të ndjerë Gianluca Vialli, pronari i restorantit kërkon ndihmë!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I vjedhin fanellën e futbollistit të ndjerë Gianluca Vialli, pronari i restorantit kërkon ndihmë!

Së fundmi, një grup njerëzish i vodhën pronarit të një lokali fanellën me numrin 9 të futbollistit të ndjerë Gianluca Vialli. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Livrasco, një fshat i Castelverde (Kremones). “Ishte gjithçka për mua, ai ma dha kur luajti për Juventusin”,-tha Corrado Venturini, pronar i restorantit “Franca e Luciano” pasi evidentoi vjedhjen e një prej dhjetëra bluzave të lojtarëve dhe ish-futbollistëve të varur në muret e restorantit të tij.

Një mbrëmje një grup njerëzish vodhën fanellën e Viallit pasi kishin ngrënë vaktin e tyre, paguan rregullisht dhe madje i përshëndetën me mirësjellje. Restoranti në Livrasco përfaqëson një “strehë” autentike për tifozët e futbollit, pasi ka qenë një destinacion për dekada të tëra për lojtarët dhe menaxherët nga Cremonese dhe më gjerë. Pronari i restorantit u shpreh në rrjetet sociale për vjedhjen që pësoi, me shpresën se përgjegjësit mund të rikthejnë fanellën që i përkiste kampionit që ndërroi jetë më 6 janar 2023.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE