Java nis me mot të ftohtë, parashikimi për sot!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Java nis me mot të ftohtë, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ftohta, me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Pas orëve të mesditës pritet shtim të vranësirave transparente të larta deri në mesatare. Po ashtu parashikohet mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit, në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek.

Ndërkaq, dëbora e parë ka mbërritur në Parkun Kombëtar të Alpeve. Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ndau pamje të mrekullueshme nga Alpet që janë mbulur nga dëbora, territor malor ku shihet edhe dhia e egër.

Pas një vjeshte të ngrohtë dhe me diell, vendi u përfshi nga moti me reshje dhe ulje temperaturash që kanë sjellë edhe dëborën e parë në lartësitë e maleve e duke i falur peizazhit magjinë e bardhësisë.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin e në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8% të tij. Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2000 m.

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat. Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër e më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE