I vodhi shifrën e majme të parave dhe e kërcënoi të dashurin biznesmen, arrestohet ish-missi shqiptar

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I vodhi shifrën e majme të parave dhe e kërcënoi të dashurin biznesmen, arrestohet ish-missi shqiptar

Ish-missi i Kosovës, Zana Berisha, para disa ditësh është paraqitur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin, raporton gazeta Sinjali.

Zana Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro dhe ti japë një makinë luksoze Audi Q8.

Gjithashtu dyshohet se ajo e shantazhonte biznesmenin se do i dërgonte familjarëve të tij, video dhe foto intime.

Kjo me sa duket ka bërë që biznesmeni në fund ta denonconte atë.

Gjykata për momentin ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE