Me këtë veprim, Lori Hoxha i vë ‘pikat mbi i’ raportit me Arbanën

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me këtë veprim, Lori Hoxha i vë ‘pikat mbi i’ raportit me Arbanën

Arbana Osmani është komentuar jo pak kohët e fundit në media, kjo pas qarkullimit të lajmit se ajo është larguar nga drejtimi i “Big Brother VIP Albania”.

Në rrjet u aludua shpejt se vendin e saj do ta zërë Ledion Lico. Dyshimet u shtuan akoma më shumë pasi dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se mes tyre ka një krisje.

Jo vetëm kaq, por u përfol se krisje Arbana ka me drejtuesit e televizionit ‘Top Channel’ .

Mirëpo për ti dhënë fund këtyre aludimeve, ka menduar vetë Lori Hoxha. Ajo ka postuar pak më parë në InstaStory një foto ku shihet duke konsumuar një nga produket e restorantit të Arbana Osmanit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51167 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE