Shtyhet seanca për Malltezin dhe Berishën!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtyhet seanca për Malltezin dhe Berishën!

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për të martën seancën gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: ‘Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00”.

Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës tha se kanë paraqitur argumentet e se masat e sigurimit nuk qëndrojnë, por edhe në thelb çështja është një farsë.

‘Kemi që nga ora 9 kemi paraqitur gjithë argumentet që jo vetëm masat e sigurimit nuk qëndrojnë por edhe në thelb çështja është një farsë. Janë bërë shkelje kushtetuese në shkallë të Parë edhe Jamarbër Malltezi ishte vet prezent. Gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimin. Seanca është shtyre për nesër në orën 11 për të shpallur vendimin. Të gjitha kërkesat që kemi bërë një shkallë të parë ja kemi kërkuar edhe gjykatës së Apelit për t’i konstatuar. Maltezi shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit dhe gjithë atë normalitet të procedurës.’- tha Gjokutaj.

I pyetur se pse nuk është paraqitur Berisha sot në gjykatë, Gjokutaj tha se nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetuese.

‘Nuk e di pse nuk është paraqitur Berisha. Berisha nuk paraqitet karshi një vendimi antikushtetues. Është një vendim nominal i informuar nga ne mbi anti-kushtetuetshmërinë.’- tha Gjokutaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE