‘Mora fjalë’ himni i Shqiptarisë/Po ashtu kënga e urimit për festat e fundvitit nga Top Media!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Mora fjalë’ himni i Shqiptarisë/Po ashtu kënga e urimit për festat e fundvitit nga Top Media!

Vetëm muzika ka aftësinë që të bashkojë miliona njerëz kudo ndodhen, mes notash të ngrejë peshë shprtrat e të zgjojë mall, dashuri, dhimbje, ndërsa fryma jote bashkohet me artistin.

‘Mora fjalë’ sot ngre në këmbë stadiumin teksa luan skuadra jonë kombëtare, duke u bashkuar me shpirtin e autorit dhe kompozitorit Naim Gjoshi dhe të këngëtares Shurte Fejza. Në një intervistë për ‘Exclusive’, kompozitori Naim Gjoshi zbulon historinë dhe zanafillën e kësaj kënge. Kompozitori e nisi intervistën duke thënë:

Unë e kam shkruajtur në vitin 2000 këngën me një porosi te një këngëtari nga Drenica, një rapsod. Më është dashur 2 javë për ta realizuar këngën. Duke shkruajtur këngën sillja në mendjen time vizitat e mia në Prekaz apo në Kullën e Jasharëve, kam parë portretin e Adem Jasharit. Portreti i tij më bënte shumë përshtypje, më kujtonte Mujin dhe Halilin nga Eposi i Kreshnikëve. Pastaj bashkë me fjalë e me muzikë e kam bërë për një orë.

A e prisnit që kjo këngë do bëhej shumë e dëgjuar asaj kohe?

Nuk e kam menduar që do të jetë një këngë që të do arrijë këtu ku ka arritur sot. Unë ia kam dorëzuar këngën këngëtarit dhe pas një viti ai e ka relizuar këngën. Këtë këngë e ka dëgjuar Shkurte Fejza, ai ia ka dhënë këngën Shkurtes dhe Shkurte Fejza është ajo që e ngriti ne piedestal këngën. Tish Daija, një nga kompozitorët tanë të mëdhenj thoshte: “Një këngë të bukur, një këngëtar i mirë e ngre 50% lart, kurse një këngëtar i dobët e ul 50% poshtë”.

Si ndiheni kur e shikoni këngën tuaj të kendohet nga mijëra shqiptarë në ndeshjet e kombëtares?

Ndihem shumë krenar. Kur luhen ndeshjet, dua që të fitojë kombëtarja jonë. Kënga më duket dhe më e bukur dhe më emocionuese kur fiton kombëtarja. 

Këngëtarja Shkurte Fejza nuk ngurron gjithashtu që të shprehë krenarinë e saj kur këndon këtë këngë…

Këngën ‘Mora fjalë’ që i kushtohet heroi tonë legjendar Adem Jasharit, pata fatin që unë ta këndoj. Kjo këngë tani ka marrë krahët dhe fluturon kudo ku ka shqiptarë. Unë ndihem e privilegjuar.

‘Mora fjalë’ do të jetë kënga e urimit për festat e fundvitit nga Top Media, një traditë e përhershme e jona tanimë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE