Pas ngjarjes tragjike ku fansja e saj ndërroi jetë në koncert, vjen reagimi i këngëtares Taylor Swift!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ngjarjes tragjike ku fansja e saj ndërroi jetë në koncert, vjen reagimi i këngëtares Taylor Swift!

Një fanse e këngëtares Taylor Swift ka humbur së fundmi jetën gjatë koncertit të mbajtur në stadiumin “Olímpico Nilton Santos” në Rio de Janeiro. 23-vjeçares Ana Clara Benevides i ra të fikët gjatë shfaqjes dhe besohet të ketë pasur një arrest kardiak sipas kushërirës së saj, Estela Benevides. Mjekët në stadium u përpoqën ta mbanin në jetë vajzën e re, por nuk ia dolën dot.

Në disa video të publikuara në rrjet, Swift u pa duke iu lutur stafit të stadiumit për t’u dhënë ujë pjesëmarrësve në koncert, por në stadium ka qenë shumë nxehtë dhe uji nuk është lejuar të futet nga jashtë. Menjëherë pas përfundimit të shfaqjes, Swift reagoi për ngjarjen tronditëse dhe specifikoi se fansja kishte ndërruar jetë përpara se të hynte në stadium. Brazili prej disa ditësh është përfshirë nga një valë e nxehti. Ndërkaq, Swift shkroi se:

Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemrën e copëtuar them se humbëm një fans sonte para shfaqjes sime. Unë as nuk mund t’ju them se sa e shkatërruar jam nga kjo.

Ndërkaq, mund të mësoni më shumë për jetën personale të Taylor Swift, përmes librit të ri komik, autobiografik të saj. Këngëtarja vlerësohet si një nga figurat e personazhet më me influencë në botë, në një kategori fushash ku përfshin biznesmenë, aktivistë, politikanë e gazetarë.

Libri komik nxjerr në pah disa karakteristika të Swift, që edhe fansat më besnikë të saj nuk i dinë. Libri del në shitje më 13 dhjetor. Ylli amerikan i muzikës, ka thyer së fundmi një tjetër rekord në Spotify. Shërbimi i transmetimit njoftoinë mediat sociale se bukuroshja është bërë artistja më e transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Albumi i saj u bë më i transmetuari në Spotify në një ditë të vetme këtë vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE