Caktohet dita e zgjedhjeve në Kukës, Presidenti Begaj dekreton datën 24 shtator!

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Caktohet dita e zgjedhjeve në Kukës, Presidenti Begaj dekreton datën 24 shtator!

Zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit do të mbahen më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të premte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas shkarkimit të Safet Gjicit për shkak të skandalit seksual në zyrën e tij dhe arrestimit nga SPAK të kryebashkiakut Gjici.

Një video skandal i publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës e detyroi Gjicin të japë dorëheqje dhe brenda pak orësh edhe shkarkim me vendim qeverie. Arrestimi i Gjicit u bë disa ditë më vonë për korrupsion pasiv, pasi në videon ai shfaqet duke i ofruar mbështetje financiare gruas në fjalë mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

PS dhe opozita ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë emër se cili do të jetë kandidati I tyre për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE