Seanca për Buxhetin 2024, tensione në Kuvend/Garda blindon sallën!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seanca për Buxhetin 2024, tensione në Kuvend/Garda blindon sallën!

Opozita përgatitet për “luftën” e radhës në Kuvend, ndërsa sot nis seanca maratonë për Buxhetin 2024. Para hyrjes për në sallë, efektivët kontrolluan deputetët demokratë. Me tone të ashpra, Gazment Bardhi debatoi me ta:

S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor! Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo?

Sali Berisha deklaroi:

Buxheti i vjedhjes më të madhe të tyre, buxheti i gjobës ndaj shqiptarëve, i shpërdorimit, i rrugëve të cilat kushtojnë 12 mln euro kilometri, buxheti i ppp-ve. Sot në parlament janë 1340 gardistë brenda në ambientet përreth, Reneas dhe forcat speciale. Opozita do të qendorë e papmposhtu në mbrojtje të të drejtave legjitime për të hetuar qeveritarët hajdutë që me vendimet e tyre kanë vjedhur dhe do vijojnë të vjedhin.

Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, por pa mundur ta zaptojnë siç kanë bërë në seancat e kaluara.

Votimi i Projekt Buxhetit është një prej seancave më të rëndësishme të vitit në parlament. Për “Projekt Buxhetin 2024” janë parashikuar për diskutime datat 20 dhe 21 Nëntor.

Diskutimeve i kanë paraprirë seanca të tensionuara e kaotike dy muajt e fundit, prodhuar nga ajo çfarë opozita e quan “rezistencë ndaj mos plotësimit të tre kërkesave të tyre për ngritje të komisioneve hetimore”.

Opozita më parë paralajmëroi bllokimin e vijimit të punimeve të parlamentit edhe këtë të hënë, kur pritet të diskutohet projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vitit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE