Shqiptarja Mira Murati vetëm një ditë në krye të Chat GTP, kush është drejtuesi i ri i kompanisë

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptarja Mira Murati vetëm një ditë në krye të Chat GTP, kush është drejtuesi i ri i kompanisë

OpenAI duket se ka emëruar Emmett Shear si drejtuesin e saj të përkohshëm ekzekutiv vetëm 48 orë pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman. Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si shefe të përkohshme ekzekutive.

Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear. “Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët. Të dielën në mbrëmje, bordi i OpenAI tha se “i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e OpenAI”, sipas një memo të brendshme, të parë nga The Neë York Times.

Të hënën, shefi ekzekutiv i Microsoft, në X, se “Altman dhe Greg Brockman, një tjetër bashkëthemelues që u largua të premten si president i kompanisë , do t’i bashkoheshin Microsoft-it për të udhëhequr “një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”. Nadella gjithashtu u duk se konfirmoi emërimin e zotit Shear si shef ekzekutiv i OpenAI, duke shkruar: “Ne mezi presim të njihemi me Emmett Shear dhe ekipin e ri drejtues të OAI dhe të punojmë me ta.”

Altman shihet si një nga figurat më me ndikim në hapësirën gjeneruese të inteligjencës artificiale në rritje të shpejtë dhe shkarkimi i tij shkaktoi valë tronditëse në të gjithë industrinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE