U shkarkua nga kompania që themeloi vetë, zbuloni sa është pasuria e Sam Altman!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U shkarkua nga kompania që themeloi vetë, zbuloni sa është pasuria e Sam Altman!

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, u shkarkua së fundmi nga detyra pasi gënjeu bordin e drejtorëve të kompanisë. Në njoftimin e kompanisë thuhej se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai. “Shkarkimi i Altman pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”,-thuhej në njoftim.

Sam Altman është një sipërmarrës, ekzekutiv dhe vizionar i Silicon Valley. Por sa është pasuria e tij? Ashtu si Bill Gates, Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg, Altman u largua nga kolegji për të ndërtuar një startup teknologjik. Lënia e kolegjit nuk e pengoi Altman të grumbullonte një pasuri, e cila vlerësohet të jetë midis 500 dhe 700 milionë dollarë, rezultat i sipërmarrjeve të tij si dhe disa investimeve shumë të zgjuara.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Altman është e lidhur me pronësinë e kapitalit në kompanitë private, duke e bërë të vështirë përcaktimin e vlerës së vërtetë neto të pasurisë sq tij. Megjithatë, kompanitë që ai ka udhëhequr, themeluar ose mbështetur, vlerësohet se kanë një vlerë të përbashkët 500 miliardë dollarë.

Altman u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botën e inteligjencës artificiale pasi kompania publikoi ChatGPT në nëntor të vitit 2022. një chatbot gjenerues që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një vit. Ndërkaq, rikujtojmë se bordi i OpenAI ka punësuar së fundmi ish-CEO dhe bashkëthemeluesin e Twitch, Emmet Shear si CEO i ri i përkohshëm i startup-it të Inteligjencës Artificiale. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE