GJKKO liroi nga qelia dhëndrin, reagon Berisha: S’ka asnjë risi…

vovalbania November 21, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO liroi nga qelia dhëndrin, reagon Berisha: S’ka asnjë risi…

Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat mesditën e sotme, kur ndër të tjera ka reaguar edhe për ndryshimin e masës së sigurisë nga Apeli i GJKKO, për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë të ekzekutivit nga Edi Rama” tha fillimisht Berisha.

Ish-kryeministri ka akuzuar gjyqtaren Enkeleda Millonai, e cila sipas tij, ditën e djeshme në sallën e gjyqit është shprehur se korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin.

Sipas tij me këtë deklaratë, gjyqtarja shumëzon me zero ligjin.

Unë dua t’u informoj ju se dje në sallën e gjyqit, famozja për lidhjet obskure me Taulant Ballën, ka deklaruar sa vijon:

Sipas saj, korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin.

Nuk ka standard më amoral sesa ky. Dhe është e regjistruar kjo.

Kur një njeri i ligjit, deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo kufi midis moralit dhe amoralitetit, midis ndershmërisë dhe vjedhjes, midis zyrtares dhe banditizmit.

Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj apo moral, përveç lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë, siç është Taulant Balla.
Një deklaratë të tillë nuk e gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturave. Pse? Sepse diktatura kishte bërë ligje mizore, të egra. Në emër të atyre ligjeve, njerëzit pushkatoheshin, vriteshin.

Kurse për Millonain e lidhjeve obskure me Taulant Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjet.

Ka deklaratë më perverse, më të turpshme, më kriminale se kjo? Nuk kisha dëgjuar kurrë.

Nëse ka një garanci transparenca, një garanci mosabuzimi, një garanci mbrojtja, është zbatimi i ligjit.

Kurse ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Bego Yaris dhe moralti të tij, shumëzon me zero ligjin.

Ajo e ka shqipëruar dje dhe është në audio në Gjykatën e Apelit kjo. Por atë e ka shkruar Edi Rama me larot e tij, ish-oficerin e Sigurimit famëzi të Shtetit, Arben Kraja. I cili qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë.

Dhe mendon se do zgjasë nën sqetullat e Edi Ramës, duke u përdorur si zagar i tij. Sepse ligji aktual i prokurorisë nuk lejon që oficerët e sigurimit të jenë në prokurori më. Ligji aktual i prokurorisë.

Arben Kraja ka dalë prej sistemit të drejtësisë për shkak të ligjit të lustracionit nga Sali Berisha.

Dhe tani nuk mund të jetë sepse edhe në ligjin e ri, në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, nuk mund të jetë.

E kuptoni se këtë që ka shprehur Millonai, i lidhjeve më obskure e një kriminel që është dëshmuar i implikuar në vrasje, Taulant Balla, e shpreh në sallën e gjyqit me guxim, se korrupsioni konsumohet edhe me zbatimin e ligjit?” shtoi ish-kryeministri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49960 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE